info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Zhvillohet në Tiranë Komiteti i 8-të për zbatimin e programit IPARD dhe Nënkomiteti i 14-të për aderimin në BE

Sot u zhvillua Komiteti i 8-të i Monitorimit të Programit IPARD II, si një mjet që monitoron efektivitetin dhe cilësinë e zbatimit të Programit IPARD. Strukturat zbatuese të Programit (Zyrtari Kombëtar Autorizues, Fondi Kombëtar, Agjencia IPARD) së bashku me Delegacionin e BE-së dhe Grupet e Interesit (Institucionet Publike dhe Private, Organizatat Jo-qeveritare), pjesëmarrës në këtë takim të organizuar nga Autoriteti Menaxhues (MBZHR) diskutuan në lidhje me arritjen e objektivave të Programit IPARD II, deri më tani si dhe progresin në vazhdim. AZHBR si Agjencia e akredituar për menaxhimin e fondeve të bujqësisë dhe zhvillimit rural nga Bashkimi Europian, raportoi indikatorët e zbatimit të Programit IPARD II, dhe objektivat e Programit IPARD III. Në këtë takim u theksuan dhe njëherë arritjet në lidhje me treguesin e kontraktimit, siç edhe është vlerësuar në Raport Progresin e BE për Shqipërinë në Tetor të 2022.

Në kuadër të negociatave për aderimin në BE, u zhvillua në Tiranë edhe Nënkomiteti i 14 BE-Shqipëri, për Bujqësinë dhe Peshkimin, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Komisionit Evropian, DG AGRI, DG NEAR, Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ministrisë së Bujqësisë dhe INSTAT. Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, raporton në Nënkomitet për kapacitetet administrative të Agjencisë gjatë vitit 2021, dhe shtimin e këtyre kapaciteteve gjatë vitit 2022, në përputhje me ngarkesën e punës në zbatim të Programit IPARD III. Gjithashtu, arritjet për Programin IPARD II në efiçencën operacionale të sistemit të menaxhimit dhe kontrollit, duke përfshirë dhe Trupat Teknike. AZHBR vijon punën intensive për akreditimin e Programit IPARD III.

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*