info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Masa 2 - Mbështetje për tufën bazë të matrikulluar (të imëtat)

Pagesa në vlerën deri në 1 500 (një mijë e pesëqind) lekë/krerë për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermer/aplikant me jo më pak se 50 (pesëdhjetë) krerë dele dhe/ose dhi.
Për pjesën mbi 300 (treqind) krerë masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “SHBB”.

1.1. Kriteret specifike për masën

Përfitues të mundshëm: Përfitues të mundshëm: Fermerë individual, SHBB, person fizik ose juridik.

  • Aplikanti duhet të ketë NIPT aktiv.
  • Aplikanti duhet të ketë në tufën bazë jo më pak se 50 (pesëdhjetë) krerë dele dhe/ose dhi, të matrikulluara. Për efekt përfitimi të pagesës. kafshë riprodhuese konsiderohen kafshët gjendje në tufë, me moshë jo më pak se 6 muaj, në momentin e aplikimit. Numri i 8 meshkujve riprodhues që mbështeten të jetë jo më shumë se 8 (tetë) krerë për çdo 100 (njëqind) krerë kafshë femra.
  • Kafshët e tufës bazë duhet të jenë të regjistruara në sistemin e identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve- RUDA.
  • Përfituesi nuk duhet të jetë debitor ndaj MBZHR dhe AZHBR.
Angazhimi për përmbushjen e kushtëzimeve

Angazhimet për përmbushjen e kushtëzimeve për masën nr 2, të jenë në përputhje me Aneksin 3. bashkëlidhur këtij udhëzimi.

Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikanti, pas përfshirjes në listën e përfituesve

Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit.

Aplikanti duhet të dorëzojë këtë dokument. pranë Agropikës më të afërt ose zyrës qendrore të AZHBR-së, brenda 20 ditë kalendarike pas publikimit të listës së përfituesve ose edhe në momentin e verifikimit.

APLIKIMET PRANOHEN NGA DATA 25.05.2026 DERI MË 26.06.2026