info@azhbr.gov.al

+355 42 228 318

08008383

Ankimimi

Bazuar ne Ligjin nr. 30/2016 datë 17.3.2016 “Për ratifikimin e Marrëveshjes sektoriale ndërmjet Republikës së Shqipërisë”, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian, Institucionet e Bashkimit Evropian nuk janë vendimmarrëse ne ankimimin e palëve te interesuara. AZHBR eshte Institucioni i cili rezervon te drejten per vendimmarrje ne rastet e ankimimit nga subjektet e interesuara.

Procedura e ndjekur per ankimimin eshte si me poshte:

Ankesat e aplikanteve për skualifikim/refuzim i drejtohen AZHBR ne forme shkresore ne adresën postare “AZHBR, Rruga Muhamet Gjollesha, nr. 56, Tirane”;
Ankesa pasi protokollohet, shqyrtohet nga Drejtoria Juridike, sipas përcaktimeve te Manualit te Procedurave te kësaj Drejtorie;
Vendimi për pranimin apo refuzimin e ankimimit i drejtohet aplikantit brenda afateve te përcaktuara ne Kodin e Procedurës Administrative, brenda 30 ditëve, referuar Nenit 132 te KPA;
Ne rast se çështja është komplekse dhe kërkohet me shume kohe për vendimmarrje, zgjatja e afatit bëhet për aq sa është e nevojshme për përfundimin e procedurës, në proporcion me vështirësinë e çështjes konkrete, por jo më shumë se kohëzgjatja e afatit fillestar, sipas Nenit 92 te KPA, pra 60 dite.
Pas marrjes se vendimit ne rastet e refuzimit te ankimimit, aplikantit i rezervohet e drejta për ankim ne Gjykatës Administrative te Shkalles se Pare, brenda afatit 45 ditor te përcaktuar ne Nenin 18 te Ligjit 49/2012 per “Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative”;
Sipas Ligjit 49/2012 për “Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative”, shkallet e ankimimit ezaurohen vetëm nga Gjykatat e Republikës se Shqipërisë dhe nga asnjë gjykate tjetër;
Bashkëlidhur çdo njoftimi për skualifikim do te gjeni formatin standard te ankimimit (bashkëlidhur link), i cili duhet te plotësohet vetëm me shkrim, ne cdo fushe te përcaktuar, te jete i firmosur dhe te dorëzohet dorazi ose me poste, ne zyrën qendrore te AZHBR, me adrese AZHBR, Rruga Muhamet Gjollesha, nr. 56, Tirane. Ne rast se formulari i ankimit nuk do te përmbushë kriteret kryesore te ankimit administrativ sipas Nenit 131 te KPA, nuk do te merret parasysh dhe do t’i kthehet ankimuesit për plotësim.
Axhenda e takimeve informuese për Ankimimet në AZHBR