info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Masa 1 - Për tufën bazë të matrikulluar(gjedhë)

Pagesa në vlerën deri në 12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë/krerë, për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermer/aplikant me jo më pak se 5 (pesë) krerë lopë dhe /ose mëshqerra. Për pjesën mbi 50 (pesëdhjetë) krerë, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor (SHBB)”.

1.1. Kriteret specifike për masën

Përfitues të mundshëm: Fermerë individual, SHBB, person fizik ose juridik.

  • Aplikanti duhet të ketë NIPT aktiv
  • Aplikanti duhet të ketë jo më pak se 5 (pesë) krerë lopë dhe /ose mëshqerra, të matrikulluara. Në ditën e aplikimit mosha ee lopëve duhet të jetë jo më pak se 20 muaj. ndërsa mosha e mëshqerrave jo më pak se nga 10 muaj.
  • Kafshët, sipas kategorive lopë dhe mëshqerra duhet të jenë të regjistruara në Sistemin Identifikimit dhe Regjistrimit të Kafshëve – RUDA.
  • Përfituesi nuk duhet të jetë debitor ndaj MBZHR dhe AZHBR.

1.2. Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikanti, pas përfshirjes në Listën e përfituesve

  • Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit.

Aplikanti duhet të dorëzojë këtë dokument. pranë Agropikës më të afërt ose zyrës qendrore të AZHBR-së, brenda 20 ditë kalendarike pas publikimit të listës së përfituesve ose edhe në momentin e verifikimit.

APLIKIMET PRANOHEN NGA DATA 25.05.2026 DERI MË 26.06.2026