info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Masa 6 - Mbështetje për kontrollin biologjik të dëmtuesve të perimeve në serra dhe/ose luleshtrydheve në tunele plastike

Fermat organike për periudhën në kalim, vitin e parë, në vlerën 100 000 (njëqind mijë) lekë, në vitin e dytë, 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, vitin e tretë 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë dhe 200 000 (dyqind mijë) lekë për fermë të certifikuar.

1.1. Kriteret specifike për masën

Përfitues të mundshëm: Fermerë individual, SHBB. person fizik ose juridik.

  • Aplikanti duhet të ketë NIPT aktiv.
  • Përfitojnë të gjithë aplikuesit që janë në sistem/skemë certifikimi, në kalim (viti parë, viti i dytë dhe ose viti i tretë) ose të certifikuar organik. me kusht që sipërfaqja e mbjellë që certifikohet të mos jetë më e vogël se 0.5 ha:
  • Toka të jetë në pronësi të aplikuesit, në përdorim ose me qira për të paktën 5 vjet, përfshirë edhe vitin e aplikimit.

1.2. Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikanti, pas përfshirjes në listën e përfituesve

  • Kontrata e lidhur nga aplikuesi me një trupë kontrolli të miratuar nga MBZHR ose që ka njoftuar aktivitetin në MBZHR, për specien/speciet dhe sipërfaqen e kultivuar:
  • Dokumentacionin e pronësisë së tokës apo marrjes me qira. Pronësia mbi tokën bujqësore, vërtetohet me një nga dokumentet e mëposhtme:
    • Certifikatë pronësie, e shoqëruar me hartën treguese dhe kartelën e pasurisë së paluajtshme:
    • Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP), sipas legjislacionit për ndarjen e tokës bujqësore, bashkëlidhur me fragmentin e hartës kadastrale / skicën ose planvendosjen, të vërtetuar nga DAMT ose Njësia Administrative ku ndodhet ngastra.

Në të dy rastet, kur aplikuesi është një nga anëtarët e familjes bujqësore dhe pronësia i takon familjes bujqësore, është e nevojshme dakordësia e shumicës së anëtarëve të familjes bujqësore.

Kur aplikuesi merr tokë me qira:

  • Kontratë qiraje me akt noterial ose një dokument të ligjshëm të nënshkruar mes palëve. shoqëruar me dokumentat përkatës të pronësisë. Afati i qiradhënies të jetë jo më pak se pesë vjet duke përfshirë edhe vitin e aplikimit.
  • Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit.

Aplikanti duhet të dorëzojë këtë dokument, pranë Agropikës më të afërt ose zyrës qendrore të AZHBR-së, brenda 20 ditë kalendarike pas publikimit të listës së përfituesve ose edhe në momentin e verifikimit.

1.3. Dokumentacioni i dorëzuar në momentin e verifikimit në terren

    • Dokumentet e certifikimit sipas ligjit shqipëtar dhe/ose standartit evropian (certifikatë për statusin e certifikimit dhe anekset e certifikatës ku tregohet kultura e certifikuar) lëshuar nga një trupë kontrolli e miratuar nga MBZHR ose që ka njoftuar aktivitetin në MBZHR:
      • AZHBR akseson dokumentet e certifikimit nga faqja zyrtare e trupës certifikuese;
      • Kur dokumentet e certifikimit nuk janë të disponueshme në faqen zyrtare të trupës certifikimit, ato dorëzohen nga aplikanti:
      • Lista e trupave të kontrollit që certifikojnë sipas ligjit shqiptar ose standardit evropian. gjendet në faqen zyrtare të MBZHR-së.
      • Faturë tatimore e fiskalizuar e trupës certifikuese/ose invoice kur nuk është kompani shqiptare.
      • Transfertë e bankës të subjektit që është certifikuar me vlerën e shërbimit.
      • Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit, nëse nuk është dorëzuar më parë.

Në rastet kur dokumentet e mësipërme aplikanti nuk i disponon në momentin e verifikimit, mund t’i dorëzojë pranë Agropikës më të afërt ose zyrës qendrore të AZHBR-së fizikisht ose me postë. Këto dokumente skanohen dhe ngarkohen në sistem.

APLIKIMET PRANOHEN NGA DATA 25.05.2026 DERI MË 26.06.2026