info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Masa 3 - Mbështetje për mbarështimin e bletarisë

Mbarështimi i bletarisë në vlerën deri në 2 000 (dy mijë) lekë për zgjua, për fermer/aplikant me jo më pak se 25 (njëzet e pesë) zgjoje. Për pjesën mbi 150 (njëqind e pesëdhjetë) zgjoje, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “SHBB”.

1.1. Kriteret specifike për masën

Përfitues të mundshëm: Fermerë individual, SHBB. person fizik ose juridik.

  • Aplikanti duhet të ketë NIPT aktiv.
  • Aplikanti të ketë jo më pak se 25 (njëzet e pesë) zgjoje.
  • Aplikanti si fermer individual në momentin e verifikimit të ketë jo më shumë se 1 vendndodhje për 25-50 zgjoje të bletëve. jo më shumë se 2 vendndodhje për 100 zgjoje dhe jo më shumë se 3 vendndodhje për 150 zgjoje.
  • Zgjojet e bletëve të jenë të regjistruara në regjistrin elektronik të blegtorisë dhe bletarisë RUDA.
  • Përfituesi nuk duhet të jetë debitor ndaj MBZHR dhe AZHBR.

1.2. Angazhimi për përmbushjen e kushtëzimeve

  • Angazhimet për përmbushjen e kushtëzimeve për masën nr 3. të jenë në përputhje me Aneksin 4, bashkëlidhur këtij udhëzimi.

1.3. Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikanti, pas përfshirjes në listën e përfituesve

  • Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit.

Aplikanti duhet të dorëzojë këtë dokument. pranë Agropikës më të afërt ose zyrës qendrore të AZHBR-së. brenda 20 ditë kalendarike pas publikimit të listës së përfituesve ose edhe momentin e verifikimit.

APLIKIMET PRANOHEN NGA DATA 25.05.2026 DERI MË 26.06.2026