info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Masa 8 - Mbështetje për sipërfaqe të mbjellë me kultura bujqësore

Pagesa, në vlerën deri në 10 000 (dhjetë mijë) lekë për ha sipërfaqe të mbjellë me kultura bujqësore. Sipërfaqja totale për të cilën aplikohet duhet të jetë jo më pak se 3 (tre) ha. Për sipërfaqe mbi 10 (dhjetë) ha, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “SHBB”.

1.1. Kriteret e përfitimit

  • Masa e mbështetjes zbatohet për sipërfaqe të mbjella me kultura bujqësore. Çdo subjekt përfitues, duhet të provojë se ka tokë bujqësore në pronësi apo përdorim. sipas përcaktimeve dhe dokumentacionit të kërkuar në këtë udhëzim.
  • Aplikanti vetëdeklaron kulturat bujqësore të mbjella ose që parashikon të mbjellë, sipas përcaktimeve të formularit të aplikimit on line. Çdo parcelë, sipas dokumentacionit të pronësisë apo përdorimit, plotësohet me kulturën/kulturat përkatëse të mbjellë ose që parashikohen të mbillen.
  • Çdo subjekt përfitues duhet të ngarkojë në sistem në momentin e aplikimit ose të dorëzojë pranë zyrave të AREB-eve, ose në Agropikën më të afërt ose në zyrat qendrore të AZHBRsë fizikisht ose me postë, ose nëpërmjet sistemit e-Albania deri para pagesës apo para kontrollit (për subjektet që mund të kontrollohen para pagesës):
    • kopje të faturave për shitjen e prodhimit, ose
    • faturë blerje për një nga imputet si material mbjellës (farëra ose fidanë) / plehra kimike /pesticide.
  • Për të gjitha llojet e subjekteve përfituese madhësia minimale e sipërfaqes së mbjellë me kultura bujqësore duhet të jetë jo më pak se 3 (tre) ha.
  • Përfitimi në vlerë, për sipërfaqen që kultivohet është, si më poshtë vijon:
    • deri në 100% të vlerës, për fermerët/aplikantët me sipërfaqe deri në 10 ha.
    • Për sipërfaqen mbi 10 (dhjetë) ha. masa e përfitimit zvogëlohet me 50%. përjashtuar rastet e aplikantëve me status “SHBB”. të cilët përfitojnë 100% të vlerës.

APLIKIMET PRANOHEN NGA DATA 25.05.2026 DERI MË 26.06.2026

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds