Shërbime Mjedisore
Grante konkuruese “Masa për Zhvillimin dhe Mbrojtjen e Pyjeve”, viti 2018
Donatorët – Banka Botërore dhe Qeveria Suedeze
Kosto totale: 2.2 Mln €
Afati i pranimit të aplikimeve është deri më datë 24 Shtator 2018
Grante konkuruese “Masa për Zhvillimin dhe Mbrojtjen e Pyjeve”, viti 2018
Donatorët – Banka Botërore dhe Qeveria Suedeze
Kosto totale: 2.2 Mln €
Afati i pranimit të aplikimeve është deri më datë 24 Shtator 2018
Aplikantët duhet të dorëzojnë projekt – propozimet e tyre pranë zyrave qendrore të AZHBR-së. Thirrja e II-të për Grante Konkuruese “Masa për Zhvillimin dhe Mbrojtjen e Pyjeve”, viti 2018 është shpallur më 20 Korrik dhe do të qëndrojë e hapur deri në 24 Shtator 2018.
Për çdo informacion lidhur me përfitimin nga kjo skemë jeni të lutur të klikoni linkun e Manualit Operacional të Granteve. Aty do të gjeni të gjithë informacionin dhe dokumentacionin e nevojshëm për përfitimin e granteve.
Lexo më shumë..Objektivi kryesor i projektit është rivendosja, ruajtja dhe përmirësimi i ekosistemeve malore, përmirësimi i bujqësisë, pylltarisë, mbështetja në zgjerimin dhe përmirësimin e burimeve pyjore, si dhe parandalimin e zjarreve në pyje.
Masa e mbështetjes është “Zhvillimi dhe Mbrojtja e Pyjeve, Kullotave dhe Ekosistemeve kryesisht ne Zona të Larta Rurale”. AZHBR është agjencia implementuese, e cila në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit do të implementojë këtë komponent nga aplikimi deri në disbursim.
Lexo më shumë..Aplikantët potencialë për këtë komponent janë: Shoqata të Përdoruesve të Pyjeve dhe Kullotave; Individë Fermerë, të cilët mund të jenë pronarë të sipërfaqeve pyjore/kullosore apo ato individë përdorues të sipërfaqes pyjore/kullosore që zotërojnë një kontratë të ligjshme përdorimi me ish-komunën ose bashkinë.
Aplikantët potencialë mund të jenë edhe një pjesë e fermerëve të tokave bujqësore, pronat e të cilëve janë planifikuar për tu mbështetur me aktivitete specifike në kuadër të praktikave të menaxhimit të qëndrueshëm të tokës. Këto aktivitete specifike janë planifikuar me hartimin e 30 planeve të menaxhimit të mikrobazeneve.
AZHBR si një institucion i akredituar për administrimin e fondeve nga BE, është fokusuar në zhvillimin e një Bujqësie të qëndrueshme dhe diversifikimin e ekonomisë Rurale, nëpërmjet granteve që përftohen nga Buxheti i Shtetit, Bashkimi Evropian, Banka Botërore dhe Qeveria Suedeze.
Rr. "Muhamet Gjollesha", Nr.56, Tiranë, Shqipëri
+355 4 22 28 318
info@azhbr.gov.al
Fax: +355 4 22 28 318
Denonconi parregullsi në adresën e e-mailit: raportoparregullsi@azhbr.gov.alIPARD.irregularities@financa.gov.al