info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Raport Progresi 2022 – AZHBR me rezultate të mira në në Komisionin Europian/DG Agri

Vijojnë përgatitjet intensive për akreditimin e Programit IPARD III.
Sot, në takimin online të organizuar nga Dg-Agri (Drejtoria e Përgjithshme për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural), në Komisionin Europian, me pjesëmarrjen e vendeve zbatuese të Programit IPARD, AZHBR prezanton arritjet dhe ndryshimet e parashikuara për Programin IPARD III. Në takim u përgëzua ecuria e zbatimit të Programit IPARD II, ku AZHBR ka ecur me hapa të shpejtë dhe të kënaqshme në përthithjen dhe disbursimin e fondeve sipas parashikimeve të Programit.

Gjithashtu, krijimi i sistemit të aplikimeve online për Programin IPARD III, si një risi që ofron lehtësi për aplikantët, rrit transparencën dhe shmang barrierat administrative.
Të njëjtat arritje janë konfirmuar edhe në Raport Progresin për Shqipërinë, publikuar nga Komisioni Europian për periudhën Shtator 2021 – Shtator 2022, për punën e bërë në një vit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, veçanërisht në rritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve për miratimin e Programit IPARD III si dhe zbatimin e suksesshëm të Programit IPARD II.
Për më shumë informacion në lidhje me Raport Progresin 2022, klikoni në linkun më poshtë:
Raportin zyrtar të publikuar mund ta gjeni në linkun: https://neighbourhood-enlargement.ec.europa.eu/albania-report-2022_en

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds