info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

124 milionë euro investime në bujqësi

Në një periudhë prej më pak se 3 vitesh injektimi i investimeve të bëra në ekonominë vendase nëpërmjet sektorit bujqësor është më shumë se 124 milionë euro. Drejtorja e AZHBR, Frida Krifca gjatë fjalës së saj në Parlamentin Rural,  bëri me dije se që prej periudhës pas akreditimit të insitucionit për administrimin e fondeve nga BE dhe ofrimit të mbështetjes për fermerët nga qeveria Shqiptare interesi për investime në bujqësi është shtuar së tepërmi.

“Që prej 2018 AZHBR fitoi besimin nga BE si insitucioni i vetëm në rajon për të administruar fondet e BE për Programin IPARD. Dhe ky besim po shpërblehet në terma konkretë. Sot, falë një bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare dhe BE ne mundëm të vëmë në dispozicion të fermerëve dhe agropërpunuese një fond prej 94 milion euro, duke i ndihmuar të përfitojnë nga mbështetja europiane. Kemi realizuar deri më tani 3 thirrje të IPARD dhe janë lidhur 288 kontrata me një vlerë granti të disbursuar prej 48.6 milionë euro. Nga investime në 10 mijë euro deri në 2 milionë euro. Ndërkohë, që jemi ende në proces”.

Krifca tha se synimi kryesor i Agjencisë ka qenë shndërrrimi i sektorit nga një bujqësi e mbijetesës në atë moderne.

“Rruga drejt zhvillimit të qenësishëm është e gjatë, por jemi në rrugën e duhur. Ne kemi mbështetur rreth 340 investime në asete fizike në 45 bashki, ku 142 jane start up me 3118 vende pune të reja”

Falë mbështetjes dhe besimit të krijuar te fermerët sot është rritur së tepërmi numri i të rinjve dhe grave të angazhuar në këtë sektor.

“Kemi 41 % më shumë të rinj të angazhuar në sektorin bujqësor se sa në vitin 2013 dhe 40 % më shumë gra të angazhuara në bujqësi. Kjo është një e dhënë e konsiderueshme për të dëshmuar kështu rëndësinë e investimit në bujqësi, por edhe përfitimet që mund të marrin nga ky sektor”.

Drejtoresha e AZHBR shtoi se falë kësaj qasjeje është vënë re rritje e ndërgjegjësimit për aplikime në programet mbështetëse, perceptim pozitiv në publik i realitetit dhe mundësive të ofruara për fondet e bujqësisë.

“Që nga viti 2018 janë bërë ndryshime rrwnjësore për mënyrën, procedurën dhe dokumentet që nevojiten për aplikimet e masave direkte. Në vitin 2018 sollëm aplikimin me zero dokumente. Në vitin 2020 i bëmë aplikimet online. Fermerët janë të njohur me teknologjinë. Me anë të skemës kombëtare vetëm për vitin 2020 kemi ndihmuar 5502 fermerë me një vlerë të financuar prej mbi 1 miliardë lekë. Ndërkohë që në mars 2021 do hapim thirrjen për aplikime për skemën kombëtare”

Në objektivat e Agjencisë mbetet mbështetja e fermerit, nwpërmjet skemave kombëtare akreditimit të Programit IPARD 3 në të cilin synohet të shtohen masa të reja, si edhe bashkëpunimit me insitucionet financiare.

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*