info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Mbyllet skema e tretë e ndihmës së fermerëve

Interesi i fermerëve dhe sipërmarrësve për të aplikuar në thirrjen e tretë të skemës mbështetëse IPARD 2 ka qenë i lartë pavarësisht pandemisë. Drejtorja e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural Frida Krifca thotë se më 25 janar janë mbyllur aplikimet dhe deri tani janë 369 dosje të dorëzuara, numër më i lartë edhe se në thirrjen e shkuar. Tashmë do të nisë puna për të përpunuar dosjet e për të dhënë financime mbështetëse për sektorët e fermave, vreshtarisë dhe produkteve të mishit e qumështit. “Nëse i krahasojmë këto thirrje me dy vitet e para kemi pasur një shprehje interesi më të lartë. Duke parë që kemi dalë nga një vit i pandemisë sektori i bujqësisë ka nevojë për t’u investuar”. Krifca thotë se për financimet e vogla që ofrohen nga instrumenti IPARD përpunimi i të dhënave bëhet për një kohë të shkurtër, ndërsa për aplikimet për shuma të mëdha investimi do të nevojiten 5-6 muaj kohë. “Po sjellin aplikime më të plota, nëse e krahasojmë me vitet e para aplikimet tani janë më të sakta”. Nëse do të teprojnë fonde nga kjo thirrje, një tjetër raund do të hapet në fund të vitit për t’i shkuar në ndihmë fermerëve, ndërsa Agjencia është në proces pune për të marrë miratimin e programit IPARD 3, i cili ka një fond prej 160 milion eurosh. “Do të kemi mundësinë të shtojmë dhe masa të reja dhe të çojmë investime në zona më të thella rurale”. Thirrja që u mbyll ofron 29.1 milion euro për fermerët, ku një pjesë jepet në formë grantesh e një pjesë si kredi e butë. Në thelb programi ka si qëllim modernizimin e linjave të prodhimit bujqësor, duke i dhënë bizneseve dhe fermerëve akses në financim me pak kosto.

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds