info@azhbr.gov.al

+355 42 228 318

08008383

Kush Jemi

Misioni i AZHBR-së është zhvillimi bujqësor dhe rural në Shqipëri, duke mbështetur sipërmarrësit në sektorin ushqimor, përgatitjen e institucionit për përfitimin e fondeve nga buxheti i Bashkimit Evropian, si dhe ristrukturimin, modernizimin dhe specializimin në produkte dhe tregje specifike, bazuar në avantazhet konkurruese të vendit.
Vizioni i AZHBR-së, si një institucion i akredituar për administrimin e fondeve të Bashkimit Evropian, fokusohet në zhvillimin e një bujqësie të qëndrueshme dhe diversifikimin e ekonomisë rurale, nëpërmjet granteve të përfituara nga Buxheti i Shtetit, Bashkimi Evropian, Banka Botërore dhe Qeveria Suedeze.
Vlerat që na udhëheqin në përmbushjen e misionit të AZHBR-së janë profesionalizmi, bashkëpunimi, efiçenca, përkushtimi dhe transparenca. Këto vlera përbëjnë bazën e punës sonë dhe udhëheqin marrëdhëniet me fermerët, partnerët institucionalë dhe të gjithë aktorët me të cilët bashkëpunojmë.
Detyrat e AZHBR-së përfshijnë përpunimin dhe analizimin e aplikimeve të fermerëve, në përputhje me rregullat e Qeverisë Shqiptare dhe të Bashkimit Evropian, me qëllim lëvrimin e fondeve nga Buxheti i Shtetit dhe donatorët e huaj. Në përmbushjen e këtyre detyrave, AZHBR-ja synon të krijojë një mjedis pune efikas, në bashkëpunim të vazhdueshëm me partnerët e Agjencisë, si dhe të zhvillojë një staf profesional, të trajnuar dhe të kualifikuar, nëpërmjet zbatimit të strategjisë së menaxhimit të burimeve njerëzore.