info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Workshop-i i tretë i zbatimit IPARD në Novi Sad, Serbi për Zhvillimin Rural Rajonal

 

Workshop-i i tretë i zbatimit IPARD, 29-30 Mars, 2022, Novi Sad, Serbi

Workshop-i e tretë e zbatimit të IPARD organizohet bashkërisht nga Grupi i Përhershëm i Punës për Zhvillimin Rural Rajonal në Evropën Juglindore (SWG) në bashkëpunim me Komisionin Evropian, DP për Bujqësi dhe Zhvillim Rural (AGRI) dhe i mbështetur nga GIZ.

Ky takim është vazhdimi i seminareve të mëparshme reale dhe virtuale mbi zbatimin e IPARD. Objektivi është shkëmbimi i praktikave të suksesshme ndërmjet vendeve IPARD me qëllim përmirësimin e zbatimit të IPARD-II dhe optimizimin e përgatitjeve për IPARD-III.

Ai mblodhi rreth 50 përfaqësues të strukturave operative IPARD – Autoritetet Menaxhuese dhe Agjencitë IPARD nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia, si dhe përfaqësues nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova si vëzhgues.

Ky përcaktim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 dhe Opinionin e GJND-së mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds