info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Skema Kombëtare 2024: Mbështetje për fermat me të imta

Me Skemën Kombëtare 2024, fermat me dele dhe dhi, mbështeten në vlerën 1200 lekë për krerë, për tufa me 100 deri në 300 krerë. Këtë vit do të jepet 50% e financimit për çdo krerë bagëti mbi 300, duke synuar rritjen e tufave dhe për të realizuar një ekonomi shkalle akoma më të lartë.

Aplikuesit në grupimet e Bashkimit të Blegtorëve, një kontratë mes blegtorësh për të realizuar të njëjtin produkt drejt të njëjtit treg dhe të njëjtin protokoll veterinar, do të përfitojnë të parët duke marrë secili prej tyre në llogari të veçantë masën e financimit në nivelin maksimal.

Mbështesim blegtorinë për t’ju përgjigjur nevojave të sektorit, për më shumë formalizim dhe konsolidim të fermave me shumë krerë, si një mundësi për të siguruar më shumë të ardhura dhe qëndrueshmëri të sektorit në të ardhmen.

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds