MBËSHTETJE PËR FARA/FIDANË DHE IMPUTE TË TJERA
Mbështetje për fara/fidanë dhe impute të tjera me 200 000 (dyqind mijë) lekë për ha për sezon dhe jo për më shumë se 2 sezone
NDERTIMI I SERRAVE DIELLORE
Për ndërtimin e serrave diellore të reja për prodhimin e perimeve me sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha dhe jo më shumë se 5 (pesë) ha për subjekt, përfshirë edhe instalimin e sistemit të ujitjes. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 13 000 000 (trembëdhjetë) milion lekë për ha;
MBJELLJE BIMËSH MJEKËSORE DHE AROMATIKE
Mbështetje për kultivimin e bimëve mjekësore e aromatike në vlerën 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë/ha, për fermerë individual ose grup fermerësh, me sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 (një) ha por jo më shumë se 1 000 000 (një milion) lekë për aplikant;
MBËSHTETJE PËR FERMAT ORGANIKE
Fermat organike për periudhën në kalim, vitin e parë, në vlerën 100 000 (njëqind mijë) lekë, në vitin e dytë, 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, vitin e tretë 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë dhe 200 000 (dyqind mijë) për fermë të certifikuar.
CERTIFIKIMI GLOBAL GAP
Implementimi dhe certifikimi Global GAP, në perime, fruta, rrush, ullinj, agrume dhe kultura të tjera bujësore të certifikueshme, në masën 50 (pesëdhjetë) % të vlerës totale të faturës tatimore
PËR TUFËN BAZË TË MATRIKULLUAR
Për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermat me jo më pak se 100 (njëqind) krerë dele dhe/ose dhi, në vlerën 1 200 (njëmijë e dyqind) lekë/krerë…