info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Masa 6: PËR TUFËN BAZË TË MATRIKULLUAR

Për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermat me jo më pak se 100 (njëqind) krerë dele dhe/ose dhi, në vlerën 1 200 (njëmijë e dyqind) lekë/krerë, por jo më shumë se 360 000 (treqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë për subjekt, ndërsa për fermat me jo më pak se 10 (dhjetë) krerë lopë, në vlerën 10 000 (dhjetë mijë) lekë/krerë, por jo më shumë se 500 000 (pesëqind mijë) lekë për subjekt.

Përfitues të mundshëm: Fermerë individual, SHBB, person fizik ose juridik.

  1. Aplikanti duhet të ketë NIPT aktiv;
  2. Aplikanti duhet të ketë në tufën bazë jo më pak se 100 krerë dele dhe/ose dhi, dhe/ose jo më pak se 10 krerë lopë, të matrikulluara;
  3. Kafshët e tufës bazë duhet të jenë të regjistruara në sistemin e identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve- RUDA;

Nuk kërkohen dokumenta shtesë për të dhënat e gjeneruara nga portali e-Albania dhe të konfirmuara në formularin online.
• Aplikimet on-line bëhen nga vetë aplikanti përmes portalit e-Albania.

APLIKIMET PRANOHEN NGA DATA 25.02.2022 DERI MË 25.03.2022

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds