info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Masa 3: MBJELLJE BIMËSH MJEKËSORE DHE AROMATIKE

Mbështetje për kultivimin e bimëve mjekësore e aromatike në vlerën 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë/ha, për fermerë individual ose grup fermerësh, me sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 (një) ha por jo më shumë se 1 000 000 (një milion) lekë për aplikant;

Përfitues të mundshëm: Fermerë individual, grup fermerësh, SHBB, person fizik ose juridik.

Aplikanti duhet të ketë NIPT aktiv.

  1. Aplikantë të kësaj mase janë fermerë që kultivojnë bimë mjekësore e aromatike;
  2. Në rastin e aplikimit si grup fermerësh duhet të kenë marrëveshje dakortësie, e cila ngarkohet në sistem.
  3. Aplikanti të ketë planvendosjen e parcelës/ave me të dhënat kryesore;
  4. Toka të jetë në pronësi të aplikantit dhe/ose me qira jo më pak se një vit, përfshirë edhe vitin e aplikimit.
  5. Të ketë faturë për blerjen e plehrave ose pesticdeve.

Aplikanti brenda vijës së financimit  në listën e të kualifikuarve dorëzon dokumentacionin e specifikuar brenda 15 ditë kalendarike pas publikimit të kësaj liste.

Nuk kërkohen dokumenta shtesë për të dhënat e gjeneruara nga portali e-Albania dhe të konfirmuara në formularin online.
• Aplikimet on-line bëhen nga vetë aplikanti përmes portalit e-Albania.

APLIKIMET PRANOHEN NGA DATA 25.02.2022 DERI MË 25.03.2022

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds