…
Vite eksperiencë
Skema Kombëtare
IPARD
Start Up në IPARD
Financimet Tona
Informacion mbi Agropikat
ÇFARË ËSHTË AGROPIKA?
Agropika ose “Dritarja e Fermerit” është një njësi e drejtpërdrejtë e ofrimit të shërbimit, në varësi të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, e cila ofron shërbime tek fermerët, informacion për aplikime, akses në financë, mbështetje me ekstension dhe shërbime të tjera.
Në Janar, 2018 u vunë në funksionim 5 Agropikat e para në: Fier, Lushnjë, Durrës, Vlorë dhe Korçë. Në vitin 2019 u hapën edhe 15 Agropika të tjera në: Tiranë, Berat, Gjirokastër, Sarandë, Përmet, Pogradec, Librazhd, Elbasan, Kavajë, Shkodër, Pukë, Kukës, Dibër, Mat, Lezhë, duke arritur në 20 degë territoriale në të gjithë vendin. “Dritarja e Fermerit” u ofron fermerëve dhe të interesuarve informacione në lidhje me aplikimet për skemat mbështetëse kombëtare dhe donatorëve të huaj, aksesin në financë, mbështetje me ekstension, etj.