info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Marrëveshje bashkëpunimi midis AZHBR dhe ASIG për zhvillimin e LPIS

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural dhe Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) për ndërtimin dhe zhvillimin e Sistemit të Identifikimit të Parcelave të Tokës (LPIS).  Marrëveshja synon forcimin e bashkëpunimit institucional dhe shkëmbimin efektiv të të dhënave gjeohapësinore, përfshirë ortofoto, imazhe satelitore dhe shtresa referuese, në përputhje me standardet kombëtare dhe kërkesat e Politikës së Përbashkët Bujqësore të BE-së.

Bashkëpunimi përfshin:

▪️ ndërtimin e shtresave referuese të LPIS;

▪️ përdorimin e Geoportalit Kombëtar për shkëmbimin e të dhënave;

▪️ zhvillimin e kapaciteteve teknike;

▪️ mbështetjen e fazës pilot të LPIS në Berat dhe zgjerimin e sistemit në të gjithë vendin.

Kjo marrëveshje shënon një hap konkret drejt modernizimit dhe digjitalizimit të administrimit të skemave në bujqësi.

.

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds