info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Skema Kombëtare 2025: 65,435 fermerë përfitues

Skema Kombëtare e Subvencioneve 2025 mbështeti 65,435 fermerë në të gjithë vendin, me një fond total prej 5.152 miliardë lekësh.
Përmes tetë masave mbështetëse, fermerët u subvencionuan për blegtorinë, bletarinë, prodhimin në serra, kultivimin e bimëve mjekësore – aromatike, fermat organike, certifikimin GlobalG.A.P., si edhe për naftën në punimet e mekanizuara në bujqësi.
Kjo mbështetje kontribuon drejtpërdrejt në uljen e kostove, rritjen e konkurrueshmërisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor në të gjithë vendin.

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds