info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Implementimi i projektit “Fuqizimi ekonomiko-shoqëror i Ballkanit Perëndimor”

Agjensia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural( AZHBR) në bashkëpunim me Organizatën HELP ALBANIA dhe Bashkia Tiranë (Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik Rural), kanë filluar implementimin e projektit “Fuqizimi ekonomiko-shoqëror i Ballkanit Perëndimor”. Ky projekt konsiston në mini-grante që jepen për fermerët e Bashkisë së Tiranës, për pajisje, makineri bujqësore dhe blegtorale në Njësitë Administrative Rurale të Tiranës.

Në Zall Bastar, Dajt, Shën Gjergj, Pezë dhe Ndroq, nisi shpërndarja e mekanikës bujqësore dhe blegtorale tek fermerët përfitues të mini-granteve në pajisje dhe makineri si: freza, makina mjelse, pompa uji, depozita qumështi, korrse bari, etj.

Këto pajisje do të ndikojnë direkt në rritjen e rendimentit të produkteve bujqësore dhe blegtorale, të cilat ju vijnë në ndihmë për te zhvilluar biznesin e tyre familjarë. Gjithashtu do të ndikojnë në përmirsimin e të ardhurave familjare të fermerëve duke i lehtesuar zhvillimin e punimeve. Pajisjet blegtorale do të rrisin sigurinë ushqimore në proceset e mjeljes si dhe përpunimit të nenprodukteve të qumështit. Shpërndarja do të vijojë edhe në Njësitë e tjera Administrative si Baldushk, Bërzhitë, Vaqarr.

 

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*