Blegtori

Mbështetje për blegtorine

  • Mbështetje me 500 lekë/krerë të imta dhe me 2 000/lekë për krerë viça të lindur të matrikulluar.
  • Mbështetje për blerjen e enëve të certifikuara për transportin e qumështit nga ferma në pikat e grumbullimit dhe përpunimit deri në 70% të vlerës për njësi, por jo më shumë se 2 500 lekë/njësi.
  • Mbështetje me 10 lekë/litër për dorëzimin e qumështit si lëndë e parë, që plotëson standardet në fuqi, në pikat e përpunimit.
  • Mbështetje me 1 000 lekë për koshere, fermat me jo më pak se 100 koshere bletë.

Investime në blegtori

  • Mbështetje me 50% të vlerës së investimit për ndërtimin e thertoreve, fabrikave të përpunimit të produkteve blegtorale dhe pajisjeve të nevojshme në to, jo më shumë se 20 000 000 lekë për subjekt, dhe për rikonstruksion/pajisje në thertoret ekzistuese për plotësimin e standardeve të legjislacionit në fuqi, jo më shumë se 10 000 000 lekë për subjekt.
  • Mbështetje me 50 % të vlerës së investimit, për ndërtimin e pikave të reja të grumbullimit të qumështit dhe pajisjeve të nevojshme në to, jo më shumë se 3 000 000 lekë për subjekt.
  • Mbështetje me 50 % të vlerës por jo më shumë se 15 000 000 lekë për subjekt, për ndërtimin e ambienteve, për mbarështimin e kafshëve, stabilimenteve për rritjen e shpendëve si dhe makineri dhe pajisje për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në fermat blegtorale .
  • Mbështetje me 50% të vlerës për blerjen e sistemeve ftohëse të qumështit për pikat e grumbullimit dhe/ose përpunimit, jo më shumë se 1 000 000 lekë për subjekt.
  • Mbështetje me 50% të vlerës për përmirësimin e infrastrukturës së tregjeve të kafshëve, jo më shumë se 4 000 000 lekë për treg.