Përmbyllet me sukses një cikël tjetër trajnimesh, këtë herë me fokus përgatitjen dhe auditimin e sistemeve IT të avancuara të menaxhimit dhe kontrollit të fondeve dhe të dhënave, me qëllim përmirësimin e kuadrit të auditimit të brendshëm të AZHBR.
Ky trajnim, i mbështetur nga TAIEX dhe i realizuar me ekspertë të agjencive homologe nga Rumania, Kroacia dhe Polonia, synoi përgatitjen e stafit të auditimit për të realizuar auditime të brendshme të sistemeve të IT, duke vlerësuar risqet dhe masat kontrolluese përkatëse.
Trajnimi theksoi përmirësimin e praktikave të vetëvlerësimit dhe forcimin e kapaciteteve të audituesve për të vlerësuar masat e kontrollit të sistemeve, duke siguruar mbrojtjen nga risqe të mundshme.
Ky bashkëpunim ka për qëllim të sigurojë auditim të besueshëm dhe efikas për sistemet që mbështesin menaxhimin e fondeve dhe proceseve të prokurimit publik, duke promovuar transparencën dhe qeverisjen e mirë.