info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Stafi i AZHBR fillon trajnimet për implementimin e programit IPARD III

Në kuadër të rritjes të kapaciteteve institucionale, stafi i Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka nisur një cikël trajnimesh që synon identifikimin dhe parandalimin e parregullsive të mundshme gjatë implementimit të programit IPARD III.

Trajnimet po udhëhiqen nga ekspertë ndërkombëtarë, me mbështetjen teknike dhe ekspertizën e ofruar nga Programi TAIEX i Bashkimit Evropian, me fokus përmbushjen e standardeve të BE-së.

Ky bashkëpunim synon përmirësimin e procedurave dhe forcimin e sistemeve të menaxhimit, kontrollit dhe auditimit të parregullsive, përfshirë planifikimin strategjik për menaxhimin e fondeve, me qëllim sigurimin e një zbatimi efikas dhe transparent.

 

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds