info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Bujqësia përmes bashkëpunimit Shqipëri – Kosovë

Vizitë zyrtare në Prishtinë, me mikpritjen e shkëlqyer të Ministrit Faton Peci, për fuqizimin e bashkëpunimit dypalësh si dy ministri që punojnë për një bujqësi. Po punojmë mes ekipeve tona për nxitje të projekteve ndërkufitare ndërsa kemi vendosur në lëvizje një plan veprimi mbi Marrveshjen e nënshkruar në Elbasan në Nëntor. Folëm për modelet e zhvillimit në sektorin e bujqësisë, për kontekstin aktual ndërkombëtar që ka ndikuar zinxhirin furnizues ushqimor në Europë prej luftës në Ukrainë dhe qasjen e përbashkët për kapërcimin e sfidave.
Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë në fushën e bujqësisë është dhe do të jetë një histori e vazhdueshme suksesi.

– Shkëputur nga postimi në rrjetet sociale të Ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca –

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*