info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Kultivimi i rrushit në serra është një risi që ka sjellë qëndrueshmëri, cilësi dhe rendiment më të lartë të prodhimit për fermerët.

Romeo Mile është një ndër prodhuesit e rrushit për tavolinë në fshatin Libofshë, Fier. Financuar nga programi IPARD II për mekanikë të specializuar bujqësore në vreshtari, Romeo ka arritur të rrisë ndjeshëm rendimentin e prodhimit duke furnizuar tregun vendas por dhe për eksport.

Programi IPARD II ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e mekanikës bujqësore dhe lehtësisimin e proceseve të punës në ferma, ku janë nënshkruar 156 kontrata.

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds