info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Sektori i auditimit të brendshëm

Sektori i Auditimit të Brendshëm (SAB), në rolin dhe misionin e tij jep siguri objektive në mënyrë të pavarur, përmirëson veprimtarinë dhe performancën e AZHBR-së, duke shtuar vlerën. SAB, organizohet si një njësi e pavarur në AZHBR në varësi të titullarit të institucionit.

Sektori i Auditit të Brendshëm, i përbërë nga 4 (dy) Specialist dhe 1 (një) Përgjegjës.

Detyrat kryesore të Sektorit janë:

Sektori i Auditit të Brendshëm është përgjegjës për përmbushjen e funksioneve të mëposhtme:

  • Identifikon, vlerëson riskun dhe rekomandon për përmirësimin e sistemeve të menaxhimit të riskut,
  • Sigurohet mbi saktësinë dhe besueshmërinë e raporteve financiare dhe raporteve të performancës, të përgatitura nga strukturat e menaxhimit.
  • Sigurohet që nëpërmjet kontrolleve të minimizojë mundësitë për mashtrim, shpërdorim dhe abuzim.
  • Vlerëson zbatimin e ligjit, rregulloreve, kontrolleve të vendosura dhe siguron që veprimtaria kryhet me efiçencë, efektivitet dhe ekonomi.