info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Mbahet takimi i 12-të i Komitetit të Monitorimit të Programit IPARD II

U mbajt takimi i 12-të i Komitetit të Monitorimit të Programit IPARD II 2014 – 2020, strukturë e cila mbikëqyr zbatimin e këtij programi.
Programi IPARD synon mbështetjen e sektorit bujqësor dhe zhvillimin rural, duke nxitur zhvillimin ekonomik në zonat rurale, përmirësimin e cilësisë së jetesës, dhe të përgatisë sektorët bujqësorë për tregun konkurrues të BE-së.
Në takim ishin të pranishëm anëtarët e Komitetit të Monitorimit të Programit IPARD II, që ka në përbërje përfaqësues të shoqatave dhe grupeve të interesit që veprojnë në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ministrive të tjera të linjës, si anëtarë me të drejtë vote. Gjithashtu, në takim ishin të pranishëm përfaqësues të gjitha strukturave IPARD, përfaqësues të Komisionit Evropian dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.
Në takim të gjithë të pranishmit u informuan në lidhje me:
• Implementimin e programit IPARD në Shqipëri dhe në rajon;
• Zbatimin e programit;
• Sistemin e menaxhimit dhe kontrollit të IPARD;
• Aktivitetet që janë zhvilluar në lidhje me komunikimin dhe vizibilitetin;
• Ecuria dhe progresi i aktiviteteve të vlerësimit të këtij programi, etj.
Nga zbatimi i Programit janë mbështetur:
• 137 investime në mekanikë bujqësore dhe shtim sipërfaqesh të mbjella,
• 80 investime në subjekte agro-turistike,
• 73 investime në serra,
• 72 pika grumbullimi,
• 46 investime në kantina dhe vreshta,
• 40 fabrika përpunimi agro-ushqimore,
• 34 investime në stalla e ferma blegtorale,
• 31 investime në energji të rinovueshme.
Programi ka kontribuar në përafrimin gradual me standardet, politikat dhe praktikat e BE-së, duke mbështetur zhvillimin ekonomik dhe social, miqësor me ambientin, nëpërmjet promovimit të përdorimit me efiçencë të burimeve dhe energjisë së rinovueshme.

Gjithashtu programi ka impaktuar direkt në nxitjen e punësimit duke krijuar mbi 1000 vendeve të reja të pune të lidhura me diversifikimin e aktiviteteve bujqësore dhe jo bujqësore në fermë dhe jashtë saj.
Programi ka ofruar mbështetje për sipërmarrësit e rinj (nën 40 vjeç) dhe sipërmarrëset gra të cilët përbëjnë përkatësisht 50% dhe 25% të projekteve të financuara, duke krijuar mjedisin mundësues për rritjen dhe fuqizimin e të rinjve dhe grave të angazhuar në sektorin bujqësor.
Deri në fund të vitit 2024, në përfundim të programit IPARD II, Strukturat Shqiptare parashikojnë të realizojnë pagesat ndaj fermerëve deri në 79% e buxhetit të Bashkimit Evropian te alokuar per kete Program.
Në përfundim të takimit të gjitha strukturat e pranishme të IPARD morën angazhimin maksimal për t’i dhënë zgjidhje dhe adresuar me hapa konkrete problematikat dhe nevojat e identifikuara gjatë zbatimit të këtij programi, të tilla si:
• Hartimin e një plani veprimi me masat korrigjuese i cili do të dërgohet pranë Komisionit Evropian;
• Sigurimin e rritjes së transparencës që nga procesi i aplikimit e deri në lidhjen e kontratave për çdo mbështetje ndaj fermerëve apo agro-përpunuesve;
• Prioritizimin e rritjes së kapaciteteve njerëzore përmes trajnimeve shtesë në bashkëpunim me donatorët e huaj që veprojnë në Shqipëri, si dhe nëpërmjet institucioneve vendase si Universitetit Bujqësor i Tiranës dhe Shkolla e Administratës Publike, etj;
• Zhvillimin e mundësisë për një proces aplikimi në format online për mbështetje nga IPARD nëpërmjet platformës e-application, duke synuar uljen e ndjeshme të barrës administrative dhe lehtësuar procesin në tërësi;
• Angazhimin maksimal të strukturave të IPARD për plotësimin e kërkesave të BE-së;
Në faqen e internetit të dedikuar të programit IPARD gjendet i pasqyruar dhe i përditësuar i gjithë kuadri ligjor dhe dokumentacionet e nevojshme informuese. Po ashtu në këtë faqe interneti, janë të evidentuara rastet e suksesit për investimet e kryera me mbështetjen e Programit IPARD II.

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*