Drejtoresha e Përgjithshme e AZHBR-së, znj. Ardita Kuçi, mori pjesë në Konferencën e 58-të të Drejtorëve të Agjencive të Pagesave të Bashkimit Evropian, e cila po zhvillohet në Kopenhagen, Danimarkë, më datat 19–21 nëntor 2025.
Gjatë punimeve të konferencës u zhvilluan sesione tematike me fokus në:
• Përdorimin e inteligjencës artificiale në administrimin e skemave të mbështetjes;
• Thjeshtimin administrativ dhe rritjen e efikasitetit institucional;
• Modernizimin e proceseve dhe avancimin e tranzicionit të gjelbër në sektorin bujqësor.
Gjithashtu, u nënshkrua dhe marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet AZHBR dhe Agjencisë polake për Ristrukturimin dhe Modernizimin e Bujqësisë (ARMA). Të dy Agjencitë do të bashkëpunojnë ngushtë me qëllim përgatitjen më të mirë të sistemeve, strukturave institucionale, si dhe të njohurive dhe aftësive të stafit për përdorimin e fondeve EAFRD dhe EAGF dhe zbatimin e mekanizmave të CAP dhe të “acquis Communautaire” të Bashkimit Evropian.
Pjesëmarrja në këtë konferencë forcon bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave me agjencitë homologe europiane dhe kontribuon në përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve që AZHBR ofron për fermerët në mbarë vendin.







