info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Tiranë | Takim me fermerët dhe agrobizneset mbi Skemën e Kredisë së Butë me Garanci Sovrane

Në qarkun e Tiranës u zhvillua një takim me fermerët dhe përfaqësues të agrobizneseve, ku u diskutua mbi Skemën e Kredisë së Butë me Garanci Sovrane.
Së bashku me përfaqësues të bankave të nivelit të dytë, pjesëmarrësit u njohën nga afër me procedurat e aplikimit dhe hapat për përfitimin nga kjo mundësi financimi, e cila ofron:

Normë interesi vetëm 2%
70% mbulim kolaterali
Deri në 25 milionë lekë për subjekt

Aplikimet pranohen në bankat e nivelit të dytë deri më 20 nëntor 2025.

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds