- Kreu
- Rreth Nesh
- Programet e mbështetjes
- ONLINE MARKET
- Aksesi në Financë
- Kontakt
- Media
- Transparenca
- Ankimimi
- IPARD
- Harta
Drejtoria Juridike dhe e Shërbimeve Mbështetëse (DJSHM)
Drejtoria Juridike dhe Shërbimeve Mbështetëse është përgjegjëse për përmbushjen e funksioneve të mëposhtme:
- Planifikon nevojat e Agjencisë për punonjës duke përfshirë këtu rekrutimin, konsultimin e punonjësve si dhe trajnimin e tyre, me synim mirëfunksionimin e institucionit dhe arritjen e objektivave të përcaktuara.
- Sigurohet për zbatimin e legjislacionit në fuqi për çdo procedurë që ndjekin drejtoritë.
- Ndjek ecurinë e proceseve gjyqësore të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural në përputhje me legjislacionin shqiptar.
- Evidenton nevojat e institucionit për shërbime, mjete pune, bazë materiale, dhe merr masa të menjëhershme për plotësimin e këtyre nevojave duke respektuar procedurat ligjore përkatëse.
Drejtoria Juridike dhe Shërbimeve Mbështetëse ka në përbërje të saj 1 (një) Drejtor dhe 3 (tre) sektorë, të cilët mundësojnë realizimin e detyrave të sipër përmendura:
-
- Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse
- Sektori Juridik dhe Prokurimeve
- Sektori i Protokollit dhe Arkivës
Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse
Sktori i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse: Ky sektor është i përbërë nga 4 (katër) Specialistë të Burimeve Njerëzore, 1 (një) Specialist Promocioni dhe Komunikimi, 1 (një) Shofer, 2 (dy) Mirëmbajtës, 2 (dy) Sanitare, 1 (një) Nëpunës Informacioni dhe 1 (një) Përgjegjës (1+11), administron dosjet e personelit duke siguruar kështu që secili nëpunës përshtatet me pozicionin e punës referuar arsimit dhe eksperiencës. Ky sektor sigurohet që stafi të marrë trajnimet e duhura për të kryer detyrat funksionale në përputhje me manualet si dhe fokusohet në zbatimin e etikës dhe komunikimit sipas Rregullores së Brendshme.
Sektori Juridik dhe Prokurimeve
Sektori Juridik dhe Prokurimeve: Ky sektor është i përbërë nga 6 (gjashtë) Specialistë dhe 1 (një) Përgjegjës (1+6), sigurohet që çdo proces pune i Drejtorive dhe Sektorëve të Agjencisë të kryhet në përputhje me Legjislacionin në fuqi dhe përgatit aktet administrative dhe kontratat, lidhur me rregulloret e brendshme.
Sektori i Protokollit dhe Arkivës
Sektori i Protokollit dhe Arkivës: Ky sektor është i përbërë nga 1 (një)Specialist Protokolli, 1 (një) Specialist Arkive dhe 1 (një) Përgjegjës (1+2). Menaxhon punën në zyrën e protokollit dhe arkivës duke pranuar, evidentuar dhe shpërndarë korrespodencën zyrtare që vjen në institucion si dhe mirëmban dokumentet sipas rregulloreve të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.