Mbjellje bimë mjekësore e aromatike

Mbjellje bimësh mjekësore e aromatike

MASA 4.

Mbjellje bimësh mjekësore e aromatike në vlerën 200 000 (dyqind mijë) lekë/ha, por jo më shumë se 1 000 000 (një milion) lekë për fermerët individualë dhe për grup fermerësh, ndërsa për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor (në vijim, SHBB), jo më shumë se 4 000 000 (katër milionë) lekë.

Sipërfaqja e mbjellë për fermerët individualë duhet të jetë jo më pak se 0.2 (zero pikë dy) ha, për grup fermerësh, jo më pak se 1 ha në një bllok të vetëm, për SHBB-të, jo më pak se 5 (pesë) ha. Madhësia e ngastrës të jetë jo më pak se 0.2 (zero pikë dy) ha, kur nuk është në bllok.

  1. Kriteret specifike për masën

Përfituesit e mundshëm: Fermerë individual, grup fermerësh, SHBB, person fizik ose juridik.

  1. Sipërfaqja e mbjellë të jetë, sipas kategorive të mëposhtme:
  • për fermerët individual jo më pak se 0.2 ha;
  • për grup fermerësh jo më pak se 1 ha, në një bllok të vetëm;
  • për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor (SHBB) jo më pak se 5 ha, ndërsa madhësia e ngastrës të jetë, jo më pak se 0.2 ha, kur nuk është në bllok.
  1. Materiali mbjellës dhe shumëzues bimor të jetë i certifikuar dhe i regjistruar në Katalogun Kombëtar të Specieve dhe Varieteteve, sipas Aneksit 4.
  2. Toka të jetë në pronësi të aplikuesit dhe/ose me qira për të paktën 5 vjet përfshirë edhe vitin e aplikimit;
  3. Të realizojnë mbjelljet brenda 6-mujorit të parë të vitit 2020. Faturat e blerjes së materialit mbjellës duhet të përputhen me periudhën e realizimit të mbjelljeve.
  4. Aplikanti të ketë formularin për mbjelljen e bimëve mjekësore dhe aromatike të kultivuara.