Në takimin me fermerët e qarkut Vlorë, Drejtoresha e Përgjithshme e AZHBR-së, znj. Ardita Kuçi dhe Zv. Ministri Roland Kristo, prezantuan mundësitë që sjellë Skema Kombëtare e Investimeve 2025 .
Fermerët u informuan mbi hapat që duhet të ndjekin për aplikim, si dhe mbi përfitimet e kombinuara nga granti, kredia e butë dhe garancia sovrane, që synojnë të sigurojnë një financim të plotë të investimeve bujqësore.
Përmes kombinimit të 50% grant nga skema me Kredinë e Butë me interes vetëm 2% dhe garanci sovrane për 70% të kolateralit, fermerët kanë mundësinë të sigurojnë financim të plotë për realizimin e investimeve të tyre.
Aplikimet janë të hapura deri më datë 30 shtator 2025.
Për më shumë informacion dhe asistencë teknike, fermerët mund të kontaktojnë:
• Agropikat dhe zyrat e AREB
• Numri falas: 0800 83 83
• Website: www.azhbr.gov.al
• Email: info@azhbr.gov.al
