info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

“Tirana Agro 100”, Frida Krifca: Jemi të lumtur që prezantojmë në panair fermerë që kanë marrë mbështetje nga AZHBR

Panairi i produkteve bujqësore është kthyer tashmë në një traditë të përvitshme në kryeqytet. Nga njëra stendë në tjetrën, fermerë dhe subjektet të tjera kanë ekspozuar produktet e tyre, dhe do të qëndrojnë në Sheshin Skënderbej për tre ditë radhazi, nga 23-25 tetor. Mes subjekteve, një pjesë e mirë e fermerëve janë të mbështetur nga AZHBR nëpërmjet skemave kombëtare dhe IPARD. Nga stenda e AZHBR, drejtoresha Frida Krifca shprehu kënaqësinë për mundësinë e prezantimit në këtë panair të punës së bërë nëpërmjet shembujve.

“Sot jemi në sheshin Skënderbej. Është hapur panairi në udhëheqjen e Bashkisë së Tiranës, të cilët i falënderojmë që krijuan këtë hapësirë ku dhe AZHBR të ketë mundësinë të demonstrojë punën e bërë. Kemi disa nga subjektet tona që janë mbështetur në këtë panair, ku kanë ekspozuar produktet e tyre, punën e tyre prodhuese. Jemi të entuziasmuar që kemi mundësinë të shpërfaqim disa nga këto punë që kemi bërë” – tha Frida Krifca.

Në fjalën e saj, kreu i AZHBR bëri me dije edhe investime e përfituara deri më tani nga programi IPARD.

“Në implemtim të programit IPARD deri më tani kemi firmosur 222 kontrata, investime të cilat janë në proces duke  u kryer. Janë paguar 60 prej tyre sot që flasim gjithashtu. Një pjesë e tyre do të mbyllen brenda këtij viti. Janë investime të mëdha, të cilat kanë mundësi të shndërrojnë totalisht të gjithë infrastrukturën bujqësore në vend në aspektin e zhvillimit të agropërpunimit dhe diversifikimit të fermës dhe sigurisht të investimeve në fermë prej të cilave ne kemi mundësinë të shtojmë kapacitetet prodhuese në vend, për sa i përket sektorit të fruta perimeve, blegtotorisë, qumëhstit, mishit dhe vreshtarisë, të verës. Edhe në projektin e shërbimeve mjedisore gjithashtu ne kemi bërë një punë të lavdërueshme, për sa i takon disa investimeve të mëdha që duhen në kullota, në ndërtimin e infrastrukturës në lera, në zona malore shumë të vështira për t’u aksesuar, ku këto investime bëjnë që kullotat të investohen të reja dhe të kenë mundësinë të kenë infrastrukturën e tyre të nevojshme” – tha Frida Krifca.

Krifca shtoi së për sa i takon implementimit të skemës mbështetëse në bujqësi deri më tani jemi me 5008 aplikantë të paguar.

“Jemi ndërkohë në mes të tetorit dhe kemi akoma edhe një muaj kohë për të kryer pagesat e tjera. Kemi implementuar rreth 92% të skemës të buxhetit në dispozicion. Janë fermerë që janë mbështetur për tufën bazë, për krerë, bletari. Janë mbështetur për bimë medicinale, për zëvendësimin e plastmasit në serra, për ndërtimin e bujtinave. Kështu që, jemi në një fazë, në një kantier zhvillimi të sektorit bujqësor, të cilin po e cekim dita ditës dhe po shohim një premisë shumë optimiste dhe pozitive në drejtim të impaktit që ai ka në ekonominë e vendit. Sigurisht që ne kemi mbështetur shumë start up, shumë gra në përfshirjen e tyre në këtë sektor dhe jemi shumë optimist që më shumë do të bëhet”, shtoi Krifca.

Nga stenda e AZHBR, drejtoresha Krifca bëri me dije se brenda vitit do të hapet thirrja e tretë e programit IPARD.

“Brenda vitit do të hapim thirrjen e tretë të programit IPARD, ku do të kenë mundësinë të aplikohet sërish edhe nga ata subjekte, që mund të jenë s’ kualifikuar dhe nuk kanë pasur mundësinë të plotësojnë dokumentacionin në kohë apo kanë ndryshuar objektivat e tyre. Ka një shans, tanimë për të aplikuar në thirrjen e tretë e cila brenda dhjetorit të vitit 2020 do të hapet, ndaj ju inkurajoj që të filloni të bëheni gati. Shumë shpejt me informacionin e saktë në faqen e azhbr.gov.al do të ketë mundësi që të njihen me kriteret dhe procedurat e thirrjes së tretë” – njoftoi kreu i AZHBR. Krifca shtoi se objektivi primar është që të rrisim përhtithjen e buxhetit në dispozicion që kemi në programin IPARD.