info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Thirrja X: 600 vende praktike për të rinjtë në administratën publike

Thirrja X e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës vjen si një mundësi reale për të rinjtë shqiptarë të moshës 21–29 vjeç që dëshirojnë të hedhin hapat e parë në karrierën e tyre profesionale, pranë institucioneve të administratës publike.
Ky program ofron jo vetëm një përvojë të drejtpërdrejtë në sektorin publik, por edhe mbështetje të plotë gjatë gjithë periudhës së praktikës: që nga trajnimet profesionale të ofruara nga ASPA, deri te kompensimi financiar dhe mundësia për t’u përzgjedhur për një kontratë pune 1-vjeçare në përfundim të praktikës.
Në total, janë shpallur 600 vende praktike, të shpërndara në administratën publike dhe institucionet shtetërore në të gjithë vendin.
Vetëm pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe institucioneve të saj vartëse janë ofruar 141 pozicione praktike, të shpërndara sipas nevojave specifike të çdo institucioni.
Kjo është një mundësi unike për studentët për të fituar një përvojë profesionale të vlefshme, e cila njihet zyrtarisht si përvojë pune nga Departamenti i Administratës Publike (DAP).
Periudha e praktikës do të zgjasë tre muaj, nga shtatori deri në dhjetor 2025, ndërsa afati për aplikim është i hapur nga 27 qershori deri më 10 gusht 2025.
Për të aplikuar, vizitoni platformën zyrtare të programit:praktika.riniafemijet.gov.al

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*