info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Takimi i II-të i Komitetit të Monitorimit për Programin IPARD III (2021–2027)

U zhvillua sot Takimi i II-të i Komitetit të Monitorimit për Programin IPARD III 2021–2027.
Ky komitet luan një rol thelbësor në mbikëqyrjen e zbatimit të programit dhe funksionon në përputhje me Marrëveshjen Financiare Kuadër të Partneritetit dhe Marrëveshjen Sektoriale. Takimet zhvillohen të paktën dy herë në vit dhe kryesohen nga Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Në takim morën pjesë anëtarët e Komitetit të Monitorimit që përfaqësojnë grupe të ndryshme interesi – shoqata të sektorit bujqësor, partnerë ekonomikë, socialë dhe mjedisorë – si dhe përfaqësues nga ministri të tjera të linjës, struktura të IPARD-it, Komisioni Evropian, Delegacioni i BE-së në Shqipëri dhe donatorë ndërkombëtarë.
Gjatë mbledhjes, pjesëmarrësit u njohën me:
• Statusin e zbatimit të Programeve IPARD në vendet përfituese;
• Funksionimin e sistemit të menaxhimit dhe kontrollit të strukturave IPARD;
• Progresin në kontrollet dhe auditimet e zhvilluara;
• Mbylljen e Programit IPARD II dhe hapat për zbatimin e Planit të Veprimit;
• Raportin Përfundimtar të Zbatimit të IPARD II (2014–2024) dhe Raportin Vjetor për vitin 2024;
• Përgatitjet për masat e reja të IPARD III;
• Ecurinë e vlerësimit ex-post të Programit IPARD;
• Zbatimin e Masës së Asistencës Teknike për vitin 2025.

Programi IPARD synon të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor dhe zonave rurale në Shqipëri, duke përmirësuar standardet e jetesës, zhvillimin ekonomik dhe përgatitjen e sektorëve për tregun konkurrues të Bashkimit Evropian.



Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*