Në Gjirokastër u zhvillua një takim me fermerët dhe agrobizneset, ku u diskutua në mënyrë të detajuar mbi Skemën e Kredisë së Butë me Garanci Sovrane.
Përfaqësues të bankave të nivelit të dytë dhanë sqarime mbi procedurat, kriteret dhe mundësitë që u ofrohen subjekteve për të përfituar financim me kushte të favorshme:
Normë interesi vetëm 2%
70% mbulim kolaterali
Deri në 25 milionë lekë për subjekt
Procesi i aplikimit është i hapur deri më 20 nëntor 2025 në bankat e nivelit të dytë.







