info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Takim mbi mundësitë që ofron Kredia e Butë me Garanci Sovrane

Durrës | Takim me fermerët dhe agrobizneset për Kredinë e Butë me Garanci Sovrane.

Së bashku me përfaqësues të bankave të nivelit të dytë, diskutuam me pjesëmarrësit mbi mundësitë që ofron kjo skemë financimi, hapat e aplikimit dhe udhëzimet praktike për përfituesit potencialë.

Qëllimi është të lehtësohet aksesi në financim për fermerët dhe agrobizneset në vend, duke u dhënë mundësi të investojnë në zgjerimin dhe zhvillimin e aktivitetit të tyre.

Kredia e Butë me Garanci Sovrane ofrohet në bankat e nivelit të dytë, me:

Normë interesi vetëm 2%

Mbulim kolaterali 70%

Deri në 25 milionë lekë për subjekt

Apliko deri më 20 nëntor 2025!

 

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*