Strukturat e IPARD në Shqipëri morën pjesë në Workshop-in vjetor 2-ditor të organizuar nga DG AGRI, në kuadër të Programit IPARD III.
Gjatë takimit u diskutuan tema të rëndësishme si:
Thjeshtimi i procedurave administrative të aplikimeve
Përmirësimi i kontrolleve në terren
Mbështetja e fermerëve të rinj dhe zonave me më pak avantazhe
Përafrim i mëtejshëm me Politikën e Përbashkët Bujqësore (CAP) në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Një hap tjetër për forcimin e kapaciteteve dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve përfituese të IPARD.




