info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Shkodër: Fokus mbi orientimin praktik të fermerëve për aplikim në Skemën Kombëtare 2025

Në një bashkëbisedim me fermerët e qarkut, stafi teknik i AZHBR-së, së bashku me Zv. Ministrin Arian Jaupllari prezantuan mundësitë konkrete të financimit që sjell Skema Kombëtare e Investimeve 2025, përmes 9 masave mbështetëse të dedikuara për sektorin bujqësor.
Në fokus të takimit ishte orientimi praktik i fermerëve mbi mënyrën e aplikimit, dokumentacionin e kërkuar dhe përfitimet që sigurohen nga kjo skemë, në mënyrë që çdo investim i tyre të shoqërohet me mbështetje të garantuar.
Përmes përfitimit të 50% grant nga skema dhe kombinimit me Kredinë e Butë me interes vetëm 2% dhe garanci sovrane prej 70% të kolateralit, siguroni financim të plotë për të gjithë investimin.
Aplikimet janë të hapura deri më datë 30 shtator 2025.
Për më shumë informacion dhe asistencë teknike, fermerët mund të kontaktojnë:
• Agropikat dhe zyrat e AREB
• Numri falas: 0800 83 83
• Website: www.azhbr.gov.al
• Email: info@azhbr.gov.al

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*