Hardhishtë, Shijak | Në fermën e Astrit Remillit, i cili administron një plantacion prej 12 hektarësh me arra dhe kultivon edhe kultura të tjera bujqësore.
Si përfitues i Skemës Kombëtare të Investimeve, Astriti është mbështetur për blerjen e një traktori dhe agregateve ndihmëse, si edhe është subvencionuar me naftë për punimet e mekanizuara në bujqësi.
Aktualisht, ai ndodhet në proces certifikimi të kulturës së arrës, me synim zgjerimin e shitjeve edhe në tregjet e huaja.
Skema Kombëtare e Investimeve
Në mbështetje të zhvillimit rural në vend.

