Astrit Hakaj, nga fshati Vashaj në Peqin, prej 10 vitesh është rikthyer në vendlindje për të punuar dhe investuar aty ku ka rrënjët e tij. Ai i është përkushtuar bujqësisë, duke kultivuar perime në serra dhe pemë frutore.
Si përfitues i Skemës Kombëtare të Investimeve, Astriti është mbështetur me mekanikë dhe agregate bujqësore, si edhe me subvencione për kulturat në serra. Kjo mbështetje i ka lehtësuar ndjeshëm proceset e punës, duke kursyer kohë, ulur kostot dhe rritur efikasitetin e prodhimit.
Produktet e tij cilësore tregtohen si në tregun vendas, ashtu edhe jashtë vendit, përmes pikave të grumbullimit.

