Masa 4: MBËSHTETJE PËR FARA/FIDANË DHE IMPUTE TË TJERA
Pagesa në vlerën deri në 200 000 (dyqind mijë) lekë për ha për sezon dhe jo për më shumë se 2 sezone, për kultivimin e perimeve, rrushit për tavolinë në serra dhe/ose luleshtrydhe në tunele plastike për fermer/aplikant me sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 (një) ha. Për sipërfaqen mbi 5 (pesë) ha, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “Grup fermerësh” ose “SHBB”.
1.1. Kriteret specifike për masën
Përfitues të mundshëm: Fermerë individual, grup fermerësh, SHBB, person fizik ose juridik.
- Aplikanti duhet të ketë NIPT aktiv. Në rastin e aplikimit si grup fermerësh, aplikimi quhet i vlefshëm vetëm nëse të gjithë anëtarët e grupit kanë NIPT në status aktiv.
- Aplikantë të kësaj mase janë fermerë që kultivojnë perime, rrush për tavolinë në serra dhe/ose luleshtrydhe në tunele plastike.
- Aplikanti (fermeri individual/grupi i fermerëve) të ketë jo më pak se 1 (një) ha sipërfaqe të mbjellë me perime, rrush për tavolinë në serra ose luleshtrydhe në tunele plastike.
- Në rastin e aplikimit si grup fermerësh duhet të kenë marrëveshje dakordësie/bashkimi të anëtarëve të grupit të fermerëve, e cila ngarkohet në sistem në momentin e aplikimit. Në marrëveshje përcaktohet sipërfaqja totale e mbjellë/që do mbillet për çdo anëtar dhe si grup, në çdo sezon si dhe përfaqësuesi i grupit që bën aplikimin;
- Në rastin e aplikimit si grup fermerësh për kulturat perimore, duhet që lloji (specia) dhe kultivari i mbjellë të jenë të njëjtë, për të paktën një sezon;
- Aplikanti të ketë planvendosjen e serrës/serrave dhe/ose tuneleve me të dhënat kryesore.
- Toka të jetë në pronësi të aplikantit dhe/ose me qira jo më pak se një vit, përfshirë edhe vitin e aplikimit.
- Të ketë faturë për blerjen e materialit mbjellës të kulturave perimore. Faturat e blerjes së fidanëve duhet të përputhen me periudhën e realizimit të mbjelljeve.
- Për rrushin e tavolinës dhe luleshtrydhen të ketë faturë për blerjen e plehërave ose produkteve për mbrojtjen e bimëve (PMB)/pesticideve.
- Përfituesi nuk duhet të jetë debitor ndaj MBZHR dhe AZHBR
1.2. Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikanti, pas përfshirjes në Listën e të kualifikuarve
- Planvendosja e serrës/tunelit plastik për sipërfaqen e mbjellë, sipas Aneksit 4.
- Dokumentacioni i pronësisë apo marrjes me qira të tokës.
Pronësia mbi tokën bujqësore, vërtetohet me një nga dokumentet e mëposhtme:
– Certifikatë pronësie, e shoqëruar me hartën treguese dhe kartelën e pasurisë së paluajtshme;
– Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP), sipas legjislacionit për ndarjen e tokës bujqësore, bashkëlidhur me fragmentin e hartës kadastrale, të vërtetuar nga DAMT ose Njësia Administrative ku ndodhet ngastra.
Në të dy rastet, kur aplikuesi është një nga anëtarët e familjes bujqësore dhe pronësia i takon familjes bujqësore, është e nevojshme dakordësia e bashkëpronarëve të familjes bujqësore.
Kur aplikuesi merr tokë me qira:
– Kontratë qiraje me akt noterial ose një dokument të ligjshëm të nënshkruar mes palëve. Afati i qiradhënies të jetë jo më pak se një vit, përfshirë edhe vitin e aplikimit;
3. Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit.
Në rastin e aplikimit si grup fermerësh:
4. Marrëveshja e dakordësisë/bashkimit të anëtarëve të grup fermerëve, e nëshkruar sipas marrëveshjes tip në Aneksin 2 (M 4), siç është ngarkuar në sistem në momentin e aplikimit.
Aplikanti të dorëzojë dokumentacionin, përfshirë edhe atë të specifikuar në listën e të kualifikuarve, pranë Agropikës më të afërt ose zyrës qendrore të AZHBR-së, brenda 20 ditëve kalendarike pas publikimit të saj.
1.3. Dokumentacioni i dorëzuar në momentin e verifikimit në terren
- Për kulturat perimore, faturë për blerjen e materialit mbjellës:
Për farat dhe fidanët e prodhuar në vend:
– Faturë tatimore e fiskalizuar e blerjes së farave/fidanëve, lëshuar nga subjekti tregtues, ku specifikohet lloji (specia) dhe sasia e farave/fidanëve të blerë, si dhe seria e fidanëve të tregtuar sipas certifikatës;
– Një fotokopje të certifikatës zyrtare për materialin mbjellës (lëshuar nga ESHFF), nga subjekti i certifikuar me nënshkrim e vulë të njomë të subjektit tregtues.
Për materialin mbjellës të importuar (farat dhe fidanët):
– Faturën tatimore/e fiskalizuar e blerjes, lëshuar nga subjekti tregtues ose aktin e zhdoganimit, ku specifikohet lloji (specia) dhe sasia e materialit mbjellës të blerë;
– Fotokopje të certifikatës së origjinës/certifikatës fitosanitare, të vërtetuar me origjinalen me nënshkrimin dhe vulën e njomë të subjektit tregtues.
Kur fidani është prodhuar nga vetë fermeri aplikant, plotësohet deklarata përkatëse.
Në rastin e aplikimit si grup fermerësh, fatura e materialit mbjellës për kulturat perimore të provojë blerjen e të njëjtit lloj/kultivar.
2. Për rrushin e tavolinës dhe luleshtrydhen, faturë për blerjen e plehrave ose PMB/pesticideve.
3. Vërtetim nga AKVMB për plotësimin e regjistrit të përdorimit të Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve (PMB-ve).
4. Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit, nëse nuk është dorëzuar më parë.
Në rastet kur dokumentet e mësipërme aplikanti nuk i disponon në momentin e verifikimit, mund t’i dorëzojë pranë Agropikës më të afërt, zyrës qendrore të AZHBR-së fizikisht ose me postë. Këto dokumente skanohen dhe ngarkohen në sistem.
Nuk kërkohen dokumenta shtesë për të dhënat e gjeneruara nga portali e-Albania dhe të konfirmuara në formularin online.
• Aplikimet on-line bëhen nga vetë aplikanti përmes portalit e-Albania.