info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Masa 2 - Mbështetje për tufën bazë të matrikulluar

Mbështetje për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermat me jo më pak se 100 (njëqind) krerë dele dhe/ose dhi, në vlerën deri në 1 200 (njëmijë e dyqind) lekë/krerë, por jo më shumë se 360 000 (treqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë për subjekt.

i. Kriteret specifike për masën

Përfitues të mundshëm: Fermerë individual, SHBB, person fizik ose juridik.
a) Aplikanti duhet të ketë NIPT aktiv;
b) Aplikanti duhet të ketë në tufën bazë jo më pak se 100 krerë dele dhe/ose dhi, të matrikulluara;
c) Kafshët e tufës bazë duhet të jenë të regjistruara në sistemin e identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve- RUDA;
d) Aplikanti nuk duhet të jetë debitor ndaj MBZHR dhe AZHBR.

ii. Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikanti, pas përfshirjes në Listën e të kualifikuarve

Aplikanti të dorëzojë dokumentacionin e specifikuar në listën e të kualifikuarve brenda 15 ditë kalendarike pas publikimit të saj.

iii. Dokumentacioni i dorëzuar në momentin e verifikimit

Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit.
Ky dokument mund të dorëzohet që në momentin e aplikimit dhe bëhet pjesë e dosjes së aplikantit, skanohet dhe ngarkohet në sistem.
Në rastet kur dokumentet e mësipërme aplikanti nuk i disponon në momentin e verifikimit, mund t’i dorëzojë pranë Agropikës më të afërt ose zyrës qendrore të AZHBR-së. Këto dokumente skanohen dhe ngarkohen në sistem.

  • Nuk kërkohen dokumenta shtesë për të dhënat e gjeneruara nga portali e-Albania dhe të konfirmuara në formularin online.
  • Aplikimet on-line bëhen nga vetë aplikanti përmes portalit e-Albania.

APLIKIMET PRANOHEN NGA DATA 20.03.2023 DERI MË 11.04.2023

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*