info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Zhvillimi rural merr aromën e verës shqiptare!

Në Fushë-Peshtan të Beratit, Kantina e Verës “Nurellari” po investon në një projekt të ri që rrit standardet e prodhimit dhe promovon turizmin e verës në Shqipëri.

Ky investim parashikon rritjen e kapaciteteve të ruajtjes dhe fermentimit të verës, krijimin e ambienteve moderne për degustim e vjetërim, si dhe zgjerimin e hapësirave akomoduese për vizitorët.

Projekti mbështetet edhe nga Kredia e Butë me Garanci Sovrane, me:
Normë interesi: 2%
Mbulim kolaterali: 70%

Me traditë, profesionalizëm dhe përkushtim ndaj cilësisë, Kantina “Nurellari” vijon rrugëtimin e saj si pjesë e verërave të ekselencës shqiptare.

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*