info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Arian Karina prej 9 vitesh kultivon pemëtari në 2 hektarë tokë, me fokus te prodhimi i nektarinave, pjeshkëve, ullinjve dhe kajsive. Prodhimi i tij shkon si në tregun vendas, ashtu edhe në eksport, duke kontribuar në zhvillimin e ekonomisë familjare dhe zonës përreth.

Si përfitues i Skemës Kombëtare të Investimeve, Ariani ka marrë mbështetje financiare nga AZHBR për blerjen e një traktori dhe pajisjeve ndihmëse, që kanë përmirësuar ndjeshëm proceset e punës në fermë. Procesi i aplikimit pranë AZHBR ishte i thjeshtë dhe i shpejtë, duke e bërë të lehtë aksesin në mbështetje për fermerët. Sot, kjo mbështetje po kontribuon në modernizimin e fermës, duke lehtësuar dhe përshpejtuar punën me mekanikën bujqësore.

Përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, me 50% grant dhe mbështetjes nga Kredia e Butë të kombinuar me Garancinë Sovrane, çdo fermer mund të përfitojë financim me normë interesi vetëm 2% dhe mbulim kolaterali deri në 70%.