Hysgjokaj, Lushnjë | Me fermerin Blerim Sina, kultivues i perimeve në serra dhe agrumeve në fushë të hapur.
Këtë vit, Blerimi ka zgjedhur të investojë në mekanizimin e fermës, përmes Kredisë së Butë me Garanci Sovrane.
Një procedurë e shpejtë dhe e lehtë, që do t’i mundësojë lehtësim të proceseve të punës, rritje të efikasitetit dhe rendiment më të lartë në prodhim.
Kredia e Butë me Garanci Sovrane ofrohet në bankat e nivelit të dytë, me kushte lehtësuese:
Normë interesi 2%
Mbulim kolaterali deri në 70%
Deri në 25 milionë lekë për subjekt
Aplikimet janë të hapura deri më 20 nëntor 2025.
