Agimi e ka nisur aktvitetin e tij në një periudhë kur blegtoria nuk shihej si një investim fitimprurës. Banorët e Kozarës nuk besonin se një fushë e tillë mund të kishte benefite. Por, Agimi iu tregoi të kundërtën.
“Kur e nisa, më kanë tallur, më thonin çfarë po bën! Të gjithë drejt serrave. Unë kisha 3 dynym serra dhe i hoqa për t’u fokusuar tek blegtoria. Sot them që kam bërë mirë”, thotë Agimi.
Mile e ka filluar aktivitetin në vitin 2013 me vetëm 20 krerë. Sot, falë edhe mbështetjes nga AZHBR, ai ka 60 krerë dhe merr prej tyre rreth 500 litra qumësht në ditë. Djali i tij, Egiljani ndryshe nga moshatarët e rinj që synojnë kryeqytetin, pas studimeve të larta është kthyer për të qenë krah të atit.
“Për hir të së vërtetës isha në dilemë. Gjithë rinia drejt Tiranës kush të bëhet avokat, prokuror. Djali ndoqi rrugën drejt familjes”, tregon Agimi.
“Kam mbaruar për inxhinier topograf në Tiranë. Kam dy vite që jam shkëputur. Kam punuar një vit në një firmë ndërtimi, por duke parë rrymën e jetës dhe duke vlerësuar punën që kam këtu, u ktheva. Sot gati 80% të ditës e kaloj këtu, por një ditë kjo do të jetë e kundërta sepse çdo gjë do mekanizohet, nuk do ketë asnjë punë që do preket me dorë. Kjo është sfida që unë dua të arrij”, thotë Egiljani.
Synimi i tyre është që të mund përpunojnë vetë qumështin, të kenë ciklin e mbyllur të fermës.
“Nga ferma jonë duam të çojmë qumësht bio. Unë do e arrij. Me ndihmën e AZHBR them se do të bëjmë gjëra të bukura”.