Maminas, Shijak – Në kompaninë “Kronos”, që falë mbështetjes tonë nëpërmjet fondeve të akorduara nga AZHBR përmes Programit IPARD II, po ngre një pikë moderne grumbullimi 3013.9m2, me dhoma frigoriferike të standardeve për mbledhjen, ruajtjen dhe përpunimin e fruta-perimeve në kushte optimale cilësie.