Në aksin ndërmjet Leskovikut dhe Ersekës, midis mrekullisë natyrore, dy bashkëshortët, Jonida dhe Toni, kanë ndërtuar parajsën e tyre me emrin “Farma Sotira”, ku gjenden të gjitha elementët agroturistikë, nga ferma blegtorale, tek gatimi tradicional, shtëpizat e fjetjes prej druri dhe shëtitjet me kuaj në shtigjet pyjore.